Share with:


Ne daten 03 shkurt 2022 u mbajt eventi per pergjedhjen e projektit fitues per Auto Moto Park Albania, nje projekt qe e presin me padurim jo vetem te apasionuarit pas motosportit, por edhe gjithe kureshtaret dhe njerezit qe duan te mesojne me shume rreth kesaj disipline.

Pjesë e këtij konkursi ndërkombëtar ishin 4 studio te njohura nderkombetarisht të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1 në botë, te dizajnit të auto-motodromeve dhe qendrave të formimit e testimit për sigurinë rrugore.

Pjesë e Jurisë vlerësuese krahas Kryeministrit Rama, Zv. Kryeministres Ballaku e Z. Gonxhja, ishin dhe profesionistë të fushës si: Z. Beat Huesler, Arkitekt, Z. Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan, Znj. Adelina Greca, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Z. Lirim Zendeli, Pilot Garash Automobilistike (F2, F3)

Disa nga kriteret kryesore vlerësuese ishin: programi, dizajni i pistës, fleksibiliteti i përdorimit të saj, siguria rrugore, ndërlidhja me qytetin e Elbasanit, shërbimet, dhe cilësia e projektit.

Juria përzgjodhi në mënyrë unanime projektin i cili përmbushi të gjitha kriteret e përmendura dhe shpalli fituese studion austriake “Test & Training International – WURZ Design”.

Nje liste se cfare perfshen ne kte projekt jan si me poshte

Cirkuiti kryesor (I asfaltuar) – 10 konfigurime te ndryshme (numri me i larte nga tere konkurruesit);
Mund te perdoret paralelisht, I ndare ne 2 seksione (2 loops), ose I ndare ne 4 seksione (4 loops);

Piste per Roll Racing (drag);
Piste per Rallycross;

Cirkuit Butterfly me 6 konfigurime, I pershtatshem per karting, disa variante drifting, race of champions, etj.;
Qender stervitore offroad trial;

4 module trajnimi per pilote motorsport dhe siguri rrugore (defensive driving);
Qender ekzaminimi dhe praktike per drejtues mjeti, kategorite profesionale

Padock qendror
Qender Mjekesore
Helipod
Keto pa perfshire muzeun Retro, hollin e eventeve automotive, sherbimet e transportit rrugor dhe parkime.

Me eksperiencë 30 vjeçare në treg, e ku themelues janë dy-ish garues të pistave me shpejtësi, babë e bir, Franz Wurz dhe Alexander Wurz, projekti i “Test & Training International” zhvillohet nga këndvështrimi i përdoruesve kryesor, pilotëve, ku në fokus nuk janë vetëm elementët teknikë si dizenjimi, planifikimi, fizibiliteti, inxhinierimi i pistës, por edhe të gjithë elemenët e tjerë si supervizimi, simulimi, trajnimi mbi sigurinë rrugore, menaxhimi i strukturave, shërbimeve dhe strategjive të marketimit.

.

Share with:


protire