Share with:


Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ishte i ftuar në një emision të quajtur “60 minuta” ku foli gjerë e gjatë për rregullat e reja të kolaudimit duke qënë se tashmë ai ka kaluar në dorë të shtetit. Sipas rregullave të reja kolaudimi i mjeteve normale do të bëhet çdo dy vjet kurse i atyre publikeve çdo 1 vit.

Pyetja më e zakonshme e përdoruesve të automjeteve ishte që nëse e kishin bërë kolaudimin në vitin 2020, a do i duhej ta bënin përsëri në 2021? Kësaj dhe pyetjeve të tjera Z. Gonxhe i është përgjigjur me detaje të plota.

Kur u pyet se si do të funksionojë ky sistem nëse një individ e ka kryer kolaudimin në Janar 2020, ai u përgjigj kështu:

“Ne menduam që ta bëjmë kohën e vlefshmërisë së çertifikatës dy vjet nga një dhe po ashtu kemi diskutuar këto ditë që të jetë e vlefshme për të gjitha koaludimet e bëra në vitin 2020. Kjo do të thotë që çdo përdorues mjeti që ka bërë kolaudimin korrekt brenda datës në vitin 2020 pa penalitete, në kuptimin që nuk e ka lënë pa bërë kolaudimin në vitin 2020. Pra, ka paguar taksat e automjetit dhe ka kryer kolaudimin pavarësisht se e ka bërë në janar, shkurt, mars apo dhjetor do të vijë në vitin 2022. Kjo është e rëndesishme dhe besoj se është një e mirë për të gjithë ata që kanë një automjet. Në rradhë të parë kjo iu jep dorë të gjithë atyre që kanë më pak kohë dhe mundësi për të qëndruar në rradhë. Megjithatë ka dhe një shqetësim që lidhet me një pjesë të opinionit e cila thotë që mos abuzohet me këto dy vjet dhe makinat mos janë të dëmtuara etj. Për këtë arsye ne do të shtojmë kontrollin rrugor. Nuk duhet të trembet njeri, ky kontroll do të jetë i informatizuar. Do të jetë Task Forca e Transportit Rrugor për mjetet mbi 3.5 ton që është me mjete të specializuara dhe Policia Rrugore, të cilat do të jenë më të vëmendshme në vitin 2021 për shkak të këtij lirimi që ne po bëjmë.”

Blendi shprehet gjithashtu se kalimi në dorën e shtetit është një lajm pozitiv ndonëse disi i vonuar, por do të sjellë të mira të përbashkëta dhe afrimin me rregullat e vendeve europiane. Përsa i përket taksës vjetore ajo është e pavarur nga kolaudimi që do të thotë se do duhet të paguhet çdo 365 ditë, pra çdo vit.

Burimi: www.lexo.com.al

Share with:


protire