Aston Martin Victor 1 nga 1, kthim pas në kohë në një supermakinë moderne

Share with:


Q nga Aston, është një shërbim eksluziv nga Aston Martin që merret me personalizimin e makinave Aston Martin. Kryevepra e fundit nga ky divizion është ky prodhim 1 nga 1, Aston Martin Victor. Jeta e tij filloi si një One-77, por Aston Martin e kthehu më vonë se një rikujtim për Aston Martin V8 Vantage të 1970-1980. Divizioni Q ndërhyri duke i shtuar një bodykit dhe transformuar interiorin. Pastaj poshtë kofanos është një histori krejt tjetër.

Zemra e Victor është motori origjinal nga One-77, një 7.3l V12 i aspiruar pa ndihmën e turbove apo supercharger. Aston punësoi Cosëorth që ta rindërtonte motorin dhe ta bënte atë të aftë të prodhonte 835 kuaj dhe 821NM, një rritje e konsiderueshme nga 750 kuaj dhe 750NM nga One-77.

E bukura e Victor është se fuqia transmetohet në goma nga një kamio manual me 6 marsha nga Graziano, duke e kthyer Victor-in në makinën më të fuqishme manuale tek Aston Martin. Për të përballuar fuqinë shtesë janë shtuar ftohës të transmisionit dhe një freksion që përdoret dhe në motorsport. Gjithashtu dhe sistemi i frenimit është përmirësuar në frena qeramike me 6 pistona.

Teksa disajni orientohet ndaj klasikes, Viktor është pajisur me gjithë teknologjinë modern. Në pjesën e pasme ai trashëgon stopa nga Aston Martin Valkyrie si dhe teknologjinë e tyre. Edhe trupi është funksional nga ana aerodinamike duke prodhuar 825NM force fërkimi në 160km/h. Për krahasim, një Vantage GT4 prodhon 525NM në të njëjten shpejtësi. Sunspesioni dhe amortizimi vijnë të deleguara nga makina e pistës Vulcan-i.

Në pjesën e brendshme Aston ka vendosur të lëjë shumë nga pjesët e karbonit të shasisë të ekspozuara. Kombinimi i ngjyrës Forest Green me ngjyren e errët të fibrës së karbonit jep një pamje të ve

Në pjesën e brendshme Aston ka vendosur të lëjë shumë nga pjesët e karbonit të shasisë të ekspozuara. Kombinimi i ngjyrës Forest Green me ngjyren e errët të fibrës së karbonit jep një pamje të veçantë. Ka disa detaje të vogla ku përdoret dru, dhe përdorim të gjerë të aluminit të anodizuar dhe titanit të pastruar në pjesët hardëare-ike.

Nuk ka fjalë lidhur me çmimin e këtij prodhimi 1 nga 1 të Aston Martin. Ajo çfarë dimë është që është legale në rrugë dhe një krijim i mrekullueshëm që do të ngelet gjatë në histori si gjithë makinat e prodhuesit britanik.

Share with:


protire