FERRARI 250,000 DOLLARËSHE BIE NGA ASHENSORI DHE SHPËRFYTYROHET

Share with:


Ekipit të zjarrëfikëses iu deshën 4 orë për ta lëvizur coupe-në nga ashensori i dealershipit.

Në orët e vona të pasdites së 31 janarit, në Palm Beach County Fire Rescue (PBCFR) erdhi një telefonatë për “një zjarr në një qendër komerciale” dhe kështu Batalioni 10 dhe një njësi e quajtur Operacione Speciale mbërritën në pikën e Ferrari të Palm Beach, gati për aksion. Në vend që të gjenin një zjarr, ata gjetën të gjithë elementët e një filmi aksion në zhvillim. Për shkak të asaj që u quajt “një mosfunksionim i ashensorit”, një Ferrari Roma kishte rënë me turirin e pasëm. Nga përplasja ishin thyer linjat e karburantit të coupesë , duke shkaktuar rrjedhje.

Zjarrfikësit ndërprenë energjinë në ndërtesë, për të menaxhuar më pas rrjedhjen dhe cdo gje që mud të kishte mbetur në serbatorin 70 litërsh. Kur kjo u krye, ata thirrën Kauff’s Transportation Systems për të lëvizur makinën.

Nuk është e qartë nëse dikush ishte në automjet kur ndodhi përplasja, por asnjë person nuk u lëndua në aksident, vetëm Ferrari.

Share with:


protire