No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Prezantohet cirkuiti I pare Shqiptar

Më në fund pas kaq shumë vitesh pritje kemi një lajm të mirë për ne petrolhead.
E konfirmuar nga DPSHTRR qe do të ndërtohet një cirkuit për makina dhe motora e jo vetem.
Vendodhja do te jete ne Elbasan prane lumit Shkumbin.
Sipërfaqja totale është rreth 500,000m2 dhe pista do jetë 5.3km sipas standateve të FiA, FIM, Commission International de Karting.
Përvec pistës që mezi e kemi pritur do të ketë:
– Akademinë kombëtare të edukimit dhe sigurisë rrugore.
– Muzeu “Retro” academia e restaurimit të mjeteve historike.
– Një pistë OFFROAD për kategoritë Motocross,Trail Autocross, Rallycross.
– Poligon professional manovrash drejtimi dhe qëndër e test-homologimit.
– Kartodromi I parë I Homologuar per gara kombetare dhe nderkombetare.
– Akademia e MOTOSPORT, formim pilotësh dhe promovimi në gara ndërkombëtare.
– Oficinë mekanike.
Qershia mbi tortë DRAG STRIP me gjatesinë 1200 metra
– Pistë për Heliport.
– Ciklizëm dhe sporte ajrore, Gliders/Paragliders/Hang Gliders,Balona,Skydiving.
– Observator panoramic.
– Qëndër eventesh për panaire, salla konferencash,trajnime.
– Qëndër e re e kontrollit teknik të automjeteve.

Për ju që keni qef ti merrni kthesat me frena dore mos u merzisni që sju përmenda si kategori pasi do ketë mjaftueshëm kthesa si nga ato më të lehtat deri tek ato më sfidueset.
Projekti është ambicioz dhe pritet të filloj shumë shpejt.

A

Share with: