No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Bllokimi i Sheshit Shqiponja në Tiranë, ja si do devijohet lëvizja e automjeteve


Këtë fillim jave pritet bllokimi i sheshit shqiponja për shkak të punimeve në ndërtimin e Unazës së madhe te zona e Astirit. Rrugë alternative do të sajohen për të hyrë dhe për të dalë nga Tiranë por përsëri pritet një kaos i madh në trafikun aktiv të Tiranës.

Si do të devijohet qarkullimi?

Ky është shpjegimi i Albanian Transport

Për ata që dalin nga Tirana, pasi kalojnë kryqëzimin e Laprakës, do të devijojnë djathtas, te karburant Elda dhe do ndjekin rrugën e ish-Kombinatit Josif Pashko (Rr. Allaman Dervishi). Aty është ndërtuar një rethrrotullim që të lejon daljen në anën tjetër dhe vazhdimin drejt mbikalimit për në Vorë, ose vazhdohet drejt për te ish-kombinati (Rr. Allaman Dervishi, Vangjel Noti) dhe dilet te “treshi” rrugës për Kamëz (Rr. Petrit Radovicka).
Hyrja në Tiranë bëhet duke devijuar djathtas shqiponjës (Rr. Teodor Keko) dhe te semafori mund të vazhdosh drejt ose të hysh te fusha e aviacionit (Rr. Abedin Rexha). Te ky segment, siç duket në fotot e fundit, kahu i lëvizjes drejt shqiponjës është zhvendosur majtas dhe takohet me daljen nga rethrrotullimi, për të vijuar drejt Vorës.
Problem do të jetë hyrja për te ish-fusha e aviacionit nëpërmjet rrugës Abedin Hoxha (në fakt, rrugicë).

Nuk dihet për sa kohë do jetë ky ndryshim teksa autoritetet shprehen se do të jetë një vendim dinamik që do të ndryshojë hera herës.

Fotot dhe burimi: Albanian Transport

Postimi zyrtar më poshtë

Share with: