No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Sa i mirë mund të jetë në kthesat shqiptare të Llogarasë një Mustang GT500 me 600 kuaj

Share with:


Para disa ditëve u bë i ditur lajmi nga Speedhunters Albania që disa garues do të bënin një tour në Europë kur ndër qytetet kryesore do të ishin dhe ato shqiptare, saktësisht riviera shqiptare Sarandë – Vlorë. Menjëherë u bë gati plani për ti përcjellë dhe akomoduar sa më mirë grupin e ardhur nga Polonia për një mikëpritje sa më miqësore.

Publicitet
protire

default

Rrugëtimi i Speedhunters Albania nisi por për shkak të problemeve në doganën bullgare, Gentleman Rally nuk ja doli të arrinte ditën e shënuar në Shqipëri dhe Speedhunterse bënë këtë aventurë të vetëm, video e së cilës do të postohet së shpejti.

Por një video mbërriti së fundmi në mesazhet tona ku një GT500 me 600 kuaj, një nga mjetet e Gentelman Rally, përshkronte kthesat e bukura të Llogarasë. Edhe pse jo në potencialin e tij maksimale, ndoshta ngaqë rrugët ishin të panjohura për të, është bukur të shohësh që makina të tilla përshkrojnë rrugët tona. Ndiqeni.