No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Mustangu i Ken Block me plot 1400 kuaj, i pagëzuar me emrin Hoonicorn, po bën naming me garat drag tek Hoonigan së fundmi. Edhe pse një makinë e ndërtuar totalisht për drift, ajo sërisht ka shumë fuqi dhe sistemi 4×4 e ndihmon të fitojë të gjitha garat drag që i janë vendosur. Së fundmi ajo gjithashtu mundi dhe të plotëfuqishmen Mclaren Senna me lehtshmërinë më të madhe. Por ky RS3 mund të jetë më i vështirë se aq.

I ndërtuar nga Iroz Motorsports, Audi është në gjendje të kryejë ¼ e miljes për më pak se 8 sekonda, dhe është i përgatitur për garat drag posaçërisht. Nga të gjithë që Ken Block ka hasur më parë, ky garues duket se është më afër fitores. Ata provuar 3 gara, kur tek e para Hoonicorni mezi arriti të fitonte. Pas kësaj Block ndëroi gomat për një start më të mirë, dhe arrin ta lëjë Audin të paktën një makinë larg, por me një start jo fort të mirë. Pastaj gara e tretë ishte deçizive dhe Mustangu arriti të merrte një fitore të pastër.

A mendoni se ka ndonjë makinë që mund tja kalojë Mustangut me 1400 kuaj të Ken Block?

Share with:


speed