Share with:


Volkswagen, kompania e cila është afro një shekullore kërkon të ndryshoj emrin për pjesen e Amerikes në Voltswagen, pra VOLT ose elektrifikimi.
Përvec emrit në Voltswagen kjo deklaratë është më tepër për investimet në elektrifikim që do të bëhen në të ardhmen. Ky ndryshim I emrit gjithashtu është dhe për drejtimin e vrullshëm që kompania kërkon të drejtoj popullin, pra në elektrifikim.
Sipas Associatet Press,emri I ri do të reflektohet në makinat e reja elektrike që do të prodhohen si përshembull ID.4 dhe ID.3. Ndërkohë makinat me benzinë do të mbajnë emrin tradicional Volkswagen.
Scott Keogh, presidenti dhe CEO I Voltswagen për Ameriken tha se: Ne vërtet mund të kemi ndryshuar emrin por në përseri jemi të vendosur per të mbajtur ADN e kompanise, të krijohet makina më e mirë për popullin e gjithashtu të shkoj kudo. Disa vite më parë tham se kompania jonë do të drejtohet drejt elektrifikimit, do të ndërtojmë makina për milionat jo për milionerët.
Me këtë lëvizje drastike të Volkswagen Auto Group prek dhe kompanite e tjera që janë në rrethin e saj. Si programet e ndryshme të makinave të garave e gjithashtu Audi ku do të ndalojë së zhvilluari motorrët me benzinë. E sipas përllogaritjeve, VW mendon që të prodhojë 1 milion makina elektrike deri në vitin 2023 dhe të reduktoj ndotjen në atmosfrë me 30% deri në 2025 dhe 100% e pastër deri në 2050.

Share with:


protire