KËSHTU DUKEN 0 – 100 KM/ORË NË 1.416 SEKONDA

Share with:


Studentët e Universitetit të Stuttgart kanë ndërtuar makinën elektrike me përshpejtimin më të madh në botë.

Hape krahun Tesla, kemi një mbret të ri të përshpejtimit – një grup prej 20 studentësh nga Unversiteti I Stuttgart kanë ndërtuar makinën elektrike me përshpejtimin më të madh në botë. Makina elektrike prej fibër-karboni, një-vendëshe, shënoi rekordin e ri të përshpejtimit në 6 Tetor 2022 në pistën e garave Bosch ne Renningen, Gjermani, duke kaluar nga 0 në 100 km/orë shpejtësi në 1.416 sekonda.


Pra, makina elektrike më e shpejtë e të gjitha kohërave është ndërtuar nga një grup studentësh 20 e pak vjecarë, të quajtur  GreenTeam.

Makina e garave karbon-fibër peshon afërsisht 145 kg, peshë cuditërisht e ulët për një makinë 4WD. Motorri I bërë me porosi dërgon 180 kW në rrota me ndihmën e baterisë gjithashtu të bërë me porosi, ndërsa aerodinamika e trupit të makinës e ndihmon atë të cajë ajrin sa më shpejtë të jetë e mundur.

Pesha e vogël e makinës bën që raporti  fuqi-peshë të shkojë në shifrën “tronditëse” prej 1726 bhp/ton.

Share with:


protire