No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Mercedes dhe AMG këto vitet e fundit kanë filluar implementimin e hybrid powertrain dhe një model AMG EV pritet të dali shpejt prej tyre por nuk kemi më shumë informacion. Në fakt sot u prezantua nga vet presidenti I AMG se si është sistemi hybrit tek makinat AMG. Cfarë u prezantua ishte se në modelet AMG si C63 me 4 cilindra do të përdoret E-Turbo e marr nga teknologjia në makinat F1. Dhe mos u shqetësoni se nuk do ketë as 450-500hp por plot 642hp edhe pse jo me zhurmen e V8.
Përvec ksaj u perzantua dhe sistemi hybrid tek motorat V8, me saktë do të implementohet në fillim tek GT 4Door dhe do të quhet GT73 AMG-E. E tek një nga stemat do të shkruhet V8 TwinTurbo E-Performance.

Në modelet E-Performance, Mercedes ka marr sa më shumë teknoligji në makina e F1 për të patur performancën maksimale në makinë. Sistemi ndodhet në aksin e mbrapëm të makinës dhe quhet EDU. E si cdo model plug in hybrid ku motori elektrik dhe ai me diegje të brëndshme është si sandwich, modelet AMG E-Performance kanë të vendosur motret në aksin e mbrapëm bashk me baterinë dhe transmisionin. Duke I pozicionuar në këtë mënyrë, motori me diegje të brëndshme para dhe ai elektrik mbrapa arrihet një barazpeshë pothuajse perfekt dhe humbja e energjisë është shumë e vogel.
Bateria e cila do të përdoret është 400 VOLT dhe ka 560 bateri me litium ku ka një kapacietet prej 6.1kWH. Sipas AMG, motori elektrik shton 201hp dhe 319Nm dhe kjo fuqin vazhdon për 10 sekonda , 94hp më pas. Pra nëse do ti bësh launch control ksaj kafshe për 10 sekondat e para do kesh plot 804hp dhe 710hp pas 10 sekondave. E kur e mendon sot shumë prej makinave me performancë të lartë e përfundojnë 400metra për 11 deri në 13 sekonda. Do shkatroj cdo makinë që do I dal përpara e me shumë siguri do thyej shumë rekorde.

Si Porsche Taycan dhe AMG përdor motor elektrik me dy shpejtesi ku njeri prej tyre aktivizohet kur je në launch control për të pasur Start perfekt dhe më pas tjetri ku ndihet paksa gjatë ecjes pas 140kph. EDU peshon rreth 196 pounds ose 88kg. Pjesën më të madhe të fuqisë ajo e con në aksin e mbrapëm por kur rrotat e para janë në vështiresi për fërkim fuqia transferohet para e mund të ndodh në cdo MODE të makines edhe nese ti dëshiron të jesh full electric. Motori elektrik transferon fuqin nga një bosht të bashkëngjitur sipër aksit të mbrapëm ku transferohet dhe fuqia nga motori me diegie të brëndshme. E komplikuar dhe komplekse vetëm për të kuptuar si llogjikë, pa menduar për programuesit që të bëjnë të mundur cdo gjë të punojë në mënyrë perfekte. Cdo makinë mund të performojë me fuqi maksimale cdo herë edhe nëse bateria është me pak se 60% dhe inxhinjerët tek AMG thonë se është I njëjti parim si tek makinat e F1.
Tek pjesa e frenimit AMG ka menduar që të jetë me 4 nivele ku tek niveli 0 të mos frenojë me anë të motorit elektrik që të krijojë energji rikuperuese për bateritë. Në nivel 1-2 do të shtohet frenimi kur ti lë pedalen e gazit e në nivelin 3 ofron vetëm përdorimin e pedales së gazit ku ti në momentin që lë gazin makina frenon deri në stop. Niveli 3 besoj është më I arsyeshëm për ata që përdorin makinat hybrid ku ka gjithmon ankësa për systemin tepër të fort të frenimit e ndojëherë del dhe me dhimbje qafe.
Në cfarë kohësh po jetojm ? Para 6 vitesh mbizotronin motoret V8, V10, V12 e sot nje V8 eshte bashkëngjitur më motor elektrik për të pasur eficencën maksimale dhe sa më pak ndotje.

Share with: