BMW iX: “Kameleon” i ndjeshëm ndaj diellit

Share with:


Jeni lodhur nga zgjedhja e ngjyrës së makinës tuaj? BMW i dha zgjidhjen këtij problemi me E-bojë.
Si funksionon? Paksa e komplikuar për tu shpjeguar. Në përbërjen e bojës gjenden miliona mikro kapsula, me madhësi sa fijet e flokut. Secila nga këto mikrokapsula përmban pigment të ngarkuar: pozitivisht, që krijon ngjyrën e bardhë dhe negativisht, për ngjyrën e zezë. Ngrohtësia nga rrezet e diellit bën që të vihen në lëvizje, dhe të çojë në ndryshimin e ngjyrës së makinës.
Pjesa interesante në këtë mes? Ky proces nuk kerkon energji elektrike, madje BMW shprehet se kjo mund të çojë në një rritje të rangut të lëvizjes, pasi ngjyra e zezë e thith energjinë termike, ndërsa ngjyra e bardhë e reflekton, automatikisht, humbin më pak lëngje elektrike.

Nga dita e djeshme qarkullojnë nëpër rrjetet sociale videot e krijimit më të fundit të BMW.
Fillimisht ideja dhe fjalët për konceptin jo pak të njohur elektrik bënë jehonë në fillim të dhjetorit të vitit 2021, nuk ishte parë, as dëgjuar një teknologji në makinë që të ndërronte ngjyrë vetëm me prekjen e një butoni. iX M60 është SUV-i i parë elektrik nga BMW që do të mbajë logon M, i cili është tregues i performancës së lartë.
Koha nga 0-100km/h është 3.8 sekonda dhe shpejtësia maksimale 249 km/h.

Share with:


protire