Sony: Më shumë se një kamera

Share with:


Prodhimi i makinave duket sikur ka marrë vëmendjen e shumë kompanive të cilat nuk kanë shfaqur ndonjëherë tendenca automotive, njëra ndër to është gjigandi japonez Sony, i specializuar në fushën teknologjike, filmike dhe lojërash elektronike.
Për një kompani që nuk ka pasur interes të prodhojë makina, Sony është në kufi të të bërit një prodhues makinash. Ai udhëtoi drejt CES 2022(panair teknologjik) për të zbuluar modelin e dytë Vision-S 02, një model I kryqëzuar, 7 vendësh, i ndërtuar për të shfaqur teknologji të lartë.
Vizioni i Sony është i qartë, Vision-S 02 është i lidhur ngushtë me konceptin fillestar Vision-S 01, që bëri debutimin e tij në CES 2020. S-02 është pak më i gjatë dhe ka linja më rrumbullake përgjatë tavanit. Në pjesën e përparme dritat vijnë në formë ovale, të lidhura me shufra dritash me parakolpin e makinës. Detajet minimaliste i përshtaten stilit të Sony.
Makina është ndërtuar mbi platformën e S-01, pra përmban një sistem amortizatorësh me ajër dhe fuqizohet nga një palë motorrash elektrik (një për secilin aks), me një shpejtësi maksimale 180 km/h.
Qëllimi i Sony nuk është të vendosë rekorde të reja në Nürburgring, por teknologjia e brendshme e makinës. Një pamje e gjerë 360 gradë e mjedisit rreth e qark pritet të bëhet e disponueshme dhe për Europën, por ende duhet miratimi i qeverisë. Inxhinierët këmbngulin për autonominë e plotë të makinës me lidhjet 5G, në sajë të eksperimenteve që lidhin Gjermaninë dhe Japoninë.
Drejtimi autonom i makinës është paksa i papritur, përderisa qëllimi kryesor i Sony është kënaqësia. Pasagjerët mund të luajnë Playstation në sediljen e pasme, pa u nevojitur vendosja e pajisjes, kjo në sajë të vendosjes së brendshme në sistem, ku pasagjeri mund të zgjedhë midisnjë rangu të gjerë lojërash.
Nga aspekti audio-viziv , në ndenjëse janë vendosur sistem audio i integruar dhe Bravia Core, sistem pamjesh që transferon pamje të kualitetit të lartë në skena panoramike.

Share with:


protire