Share with:


Ditën e djeshme, dolën reportet financiare nga shumë prodhues automjetesh në botë, përfshirë GM, Aston Martin dhe Volksëagen. Sipas CNBC, Volksëagen ka pësuar një humbje prej 940 milion dollarësh për gjysmën e parë të 2020, teksa pandemia e COVID-19 goditi gjithë industrine e makinave. Shitjet e VW ranë me 23.2% brenda vitit, por pavarësisht kësaj, kompania pret që viti 2020 të jetë përfitues për ta në fund.

Masat parandaluese të pandemisë COVID-19 kanë pasur një impakt të madh dhe negativ në industrinë e prodhimit të makinave. Automotive Neës raporton që kompania e Land Rover, në veçanti ajo e Jaguarit të Slovakia po operon vetëm me një turn, dhe si pasojë Defender 90 i cili do të jetë një version i shkurtër i Defenderit të ri, po vonohet.

Land Rover ka rreth 20,000 porosi për Defender 110 me 4 dyer dhe duhet të përfundojë ato para se të fillojë prodhimin e Defender 90 me dy dyer. Automotive Neës tregon që Defender 90 do të prezantohet në 2021 pas vonesës me 4-6 muaj nga çfarë ishte planifikuar në fillim.

Share with:


protire