No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Range Rover Velar 2023

Share with:


Stili i Range Rover ndër vite ka patur një përmirësim të dukshëm, por mbërritja e Velar ka qenë ngjarje që e ka katapultuar estetikën e markës më shumë se kurrë. Që prej debutimit të Velar, modelet e tjera të Range Rover – përfshirë këtu full-size Range Rover dhe Range Rover Evoque – kanë adoptuar disa elemente të frymës së re të dizajnit. Tani, gjashtë vite pas publikimit te modelit të parë, modeli i 2023 ngjason shumë me modelin fillestar, gjë jo domosdoshmërisht negative. Makina ofron motorët 2.0 litër me katër pistona V dhe 3.0 litër me gjashtë pistona inline që gjithashtu përfshijnë opsionin supercharging. Opsioni all-wheel-drive është pjesë e paketës standarte.

TË REJAT E MODELIT TE 2023
Range Rover Velar merr një pamje akoma më sportive të HST në modelin e 2023 dhe përfshin ngjyrën Arroios Gri si opsion, gjithashtu edhe disqe të zeza unike 21-inch. Modeli do të ofrojë vetëm opsionin me 395 kuaj-fuqi, turbocharged dhe supercharged të motorit me gjashtë pistona të rreshtuar. Paketa standare gjithashtu përfshin amortizatorët e ndryshueshëm me ajër dhe sistemin adaptiv të amortizimit.

MOTORI, KAMBIO DHE PERFORMANCA
Motori bazë është 247 kuaj-fuqi, turbo, 2.0 litër me katër cilindra dhe një performancë të kënaqshme, por që sforcohet për ta përballuar peshën e konsiderueshme të Velarit. Në një test-drive të motorit me katër cilindra , u pa se modeli arrinte shpejtësinë 100 km/orë për 7.4 sekonda. Versionet turbo dhe supercharged sigurisht pritet të kenë një performancë më të mirë të rritjes së shpejtësisë. Njësoj si aftësia për përshpejtim, edhe trajtimi i trupit nuk është aspak sportiv. Sistemi i amortizimit kontrollon plotësisht lëvizjet e SUV-së dhe e mban animin e trupit nën kontroll, duke na dhënë lëvizje të ngurta dhe të mirë-menaxhuara. Modelet e pajisura me amortizatorë ajri mund të ulin ose të ngrenë lartësinë e trupit, për të arritur levizje më dinamike në rrugë , ose për t’i “shkathesuar” ato.

EKONOMIA E KARBURANTIT
EPA e ka vlerësuar motorin me gjashtë pistona në rresht të Velarit në shifrën 20 mpg në qytet dhe 26 mpg në autostradë. Katër-cilindërshi turbo është më eficent – 21 mpg në qytet dhe 27 mpg në autostradë.

INTERIORI, REHATIA DHE HAPËSIRAT E MAGAZINIMIT
Interori i Velarit është i thjeshtë, i trajtuar kryesisht me linja horizontale dhe forma drejtkëndore. Materialet janë të cilësisë së lartë dhe të kombinuara në mënyrë interesante. Për shembull, detajet e derës: në vend që të përdornin një element druri ose fibër-karboni të inkastruar në pjesën e sipërme të panelit të derës, Land Rover zgjeron zgjedhjen e përdoruesit të makinës në drru ose metal në pjesën midis paneleve të sipërm dhe të poshtëm. Forma përgjithësisht e ngjashme me kuboidin dhe zgjatimi i pasëm i trupit kombinohen për të rritur hapësirën në dispozicion të bagazheve. Ne mundëm të vendosnim 10 valixhe brenda bagazhit dhe 23 të tilla pas palosjes së sediljeve të pasme.

TEKNOLOGJIA
Modeli ka një ekran 10 inch, touchscreen , me pamje futuristike. Sistemi i ndërveprimit Pivi Pro është më i lehtë për përdoruesin sesa sistemi i vjetshëm i InControl Touch. Paketa standart përfshin ldhjen me bluetooth për telefonat, kontrollin e zërit, 8 bokse audio dhe navigim nga ekrani. Gjithashtu përfshihen edhe Apple CarPlay dhe Android Auto.

Share with: