Range Rover Sport SV 2024 ju vibron sipas muzikes

Share with:


Land Rover thotë se motorri 4.4-litra V-8 e con Range Rover Sportin e ri ne 626 kuaj-fuqi dhe e ben atë më të fuqishmin ndonjëherë, me një sprint 0-100 km/ore në 3.6 sekonda.

Land Rover ka zbuluar Range Rover Sport SV 2024, qe cili vjen si një zëvendësim për Range Rover Sport SVR aktual.

Range Rover Sport SV i ri ka ardhur me pak më pak guxim dhe shumë më shumë kuaj fuqi. V-8 5.0-litra me 575 kuaj fuqi nga SVR-ja aktuale iku, duke i lene vendin motorrit 4.4-litra V-8 nga BMW. Epoka V-8 vazhdon, edhe pse është një turbo binjak i hibridizuar. Motori i ri mburret me 626 kuaj fuqi, gjë e mirë për të cuar SUV-in e madh në 100 km/oreh në 3.6 sekonda.

Në një përpjekje për të hequr pak peshë nga korniza gjigante SVR, Land Rover shtoi një grup opsional me disqe karboni 23 inç që heqin 40 kg. Frenat opsionale karbon-qeramike heqin 35 të tjera masë mbi frenat standarde. Dedikuar kështu me idenë e uljes së peshës për modelin e ri, Land Rover madje hoqi përcaktimin “R” nga Range Rover Sport SVR aktual, duke sjellë në treg Range Rover Sport SV 2024.

Një nga opsionet eRange Rover Sport SV 2024 gjendet brenda kabinës ku sediljet e përparme kanë transduktorë të integruar. Sediljet dridhen në varësi të muzikës që luhet përmes sistemit të zërit Meridian me 29 altoparlantë, 1430 vat, duke lejuar kështu shoferin dhe pasagjerin e përparmë të “ndiejnë” muzikën. Ato njihen si Body and Soul Seat (BASS) dhe vijnë së bashku me një program Wellness për t’ju qetësuar falë gjashtë modaliteteve të zhvilluara posaçërisht (Poise, Soothe, Serene, Cool, Tonic, Glow).

Share with:


protire