Njihuni me DP500, Defenderi extrem nga Manhart Performance

Share with:


Land Roveri i ri Defender i quajtur DP 500 ka kaluar në duart e Manhart Performance’s dhe është modifikuar teknikisht dhe vizualisht.

Baza e ketij modeli është një Defender P400 AWD me pesë dyer varianti 110. Makina fuqizohet nga një motor benzinë V6 3.0 litërsh me 400hp dhe 550 Nm fuqi terheqese. Ndërsa Manhart performance ka berë ndryshime tek paketa e elektronike e makinë duke rritur kuajt fuqi në 512hp dhe 710Nm. Kjo bën që ky model të vihet ne nje rang me variantet V8 5.0L.

Defender DP 500 i është përshtatur një sistem shkarkimi prej celiku me koka fundore karboni ose me pjekje qeramike. Për më tepër do të jetë i mundur optimizimi i sistemit të frenimit dhe i sistemi të amortizimit. Jastiket e ajrit bëjnë të mundur që makina të ulet me 30mm duke përshtatur paketën elektrike sipas deshires.

Ky mjet është pajisur me një palë disqe të bëra posaçërisht 10×24 inch dhe goma 295/30 ZR24. Ndërsa disqet Concave One 10.5×22 inch me ngjyrë të zeze dhe detaje gold dhe goma 295/40 janë ne shitje për klientët që preferojnë një set gomash më të vogël.

Për ta bëre këtë makinë të duket me e madhe në pamje i janë vendosur parafango më të gjera. Konturet e makinës përshtaten me ngjyrën dhe shiritat silver. Interiori është i punuar me lëkure Alcantara dhe përshtatur sedilje elektrike Ergomed Recaro,të cilat përfshijnë ngrohje, ftohje dhe airbag të integruar.

Share with:


protire