Projekt i i cmendur i One Motors: 6×6 Jeep Wrangler

Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6 Jeep Wrangler 6x6

Share with:


Kur bëhet fjalë për offroad, Jeep Wrangler dhe Mercedes Benz G Class janë dy nga konkurrentët më të egër në garën pa mbarim të offroad-it. G Class mori stafetën e kampionit kur u shfaq me një bishë jo 4×4 por 6×6 për offroad. Një tjetër aks i shtuar, një shasi e zgjatur me karroceri e çuan çmimin në stratosferë për G Class 6×6, afër shifrës së 1 milion dollarësh. Motori ngeli i njëjtë, kabina e njëjtë. Por gjithsesi u vlerësua për atë që arriti.

Jeep asnjehërë nuk u përpoq të krijonte diçka të ngjashme, edhe pse mori goxha vëmendje me lançimin e Jeep Gladiator, nje pickup truck 4×4. Ata që nuk hoqën dorë ishin adhuruesit e Jeep si makinë offroad-i, dhe kudo nëpër botë filluan projektet jo vetëm për lift-e 4×4 por edhe prodhimin e versioneve 6×6 të Wrangler dhe Gladiator. Adhurues të tillë të flaktë kemi dhe në Shqipëri fatmirësisht, siç janë çunat e One Motors.

Duke sjellë një sërë projektesh me Wrangler 4×4 lifted nga të cilët kemi parë video duke krijuar rrugë në çdo cep të Shqipërisë, projektet erdhën njëri pas tjetrit kur çdo njëri ishte më i veçantë se tjetri. Qershia mbi tortë dhe një nga suprizat më të mëdha ishte ky Jeep Wrangler 6×6. Besojmë se askujt nuk i ka shkuar mendja për një projekt të tillë më parë, pasi jo vetëm që është një investim të madh por kërkon dhe zotësi jashtë normales për tu ndërtuar. Këtë gjë e kanë bërë me mjeshtërinë më të madhe One Motors, të cilët bën të mundur që ky Jeep Wrangler 6×6 të jetë ekskluzivisht dhe me plotë gojë, Made in Albania. Duke parë këto projekte kaq të veçanta në shtim dita ditë në Shqipëri, na bëhet zemra mal që një tjetër i shtohet listës.

Udhëtimi i këtij Wrangler 6×6 nuk ishtë i lehtë. Modifikimet që i janë bërë janë ndër më ekstremet dhe makina është shndërruar plotësisht deri në detajin më të vogël. Modifikimet që janë një domosdoshmëri dhe nga pjesët më të rëndësishme për makina të tilla janë sigurisht amortizatorët të cilët janë të markës Bilshtein dhe gomat 37/12.5/17 Discover Cooper. Dihet që kostot trefishohet për çdo investim pasi tashmë kjo makinë nuk ka vetëm 2 akse si një Wrangler normal, por 3 funksional dhe të lidhur më njëri tjetrin. Problemi më i madh është shpërndarja e fuqisë gjë e cila kërkon dhe modifikim të kutisë së shpërndarjes dhe transmisionit Dana 44 të cilit i është rritur ratio nga 3.7 në 4.1 në të 3 akset, sigurisht për të qënë tamam funksionale dhe jo vetëm për pamje.

Fatkeqësisht për shkak të disa problemeve me transportin ky Wrangler ka ngelur me motorin stock me 3.6L V6 që prodhon 285kuaj dhe 360NM që për një Wrangler normal janë mëse të mjaftueshme, por për një aks tepër jo dhe aq. Ndaj planifikohet që një Hemi V8 të jetë zemra e re e këtij projekti, që do të kompletonte si një nga offroad-erat më të frikshëm në trojet shqiptare.

Gjithë ajo peshë dhe një aks tepër kërkon gjithashtu sistem frenimi të përmirësuar ndaj ky mjet përdor frena nga Brembo për të 3 akset. Pas gjithë modifikimeve makina ka arritur një lartësi maksimale mbi 50 cm nga toka. Kjo pas çdo modifikimi të bodokit-it të Wrangler 6×6, ku çdo pjesë është punuar e personalizuar nga One Motors dhe inxhinieret e saj, gjë e cila do të thotë që nuk ka një të dytë si pjesët e eksteriorit të kësaj makine. Sigurisht nuk mund të mungonte një pamje e egër e vulosur nga ngjyra e ashpër mat, kombinuar me alligator eyes me ngjyrë të gjelbër.

Çunat e Speedhunters Albania ju ofrojnë këto pamje fillestare për të vazhduar më vonë me projekte të tjera rreth këtij alieni. Ne e pagëzuam me emrin Jeep Wrangler 6×6 “Alligator”. Shijojeni!
Per me shume info visitoni faqen e One Motors

Share with:


protire