Share with:


Prezent dhe makina të tilla si: Veyron,918 Spyder, 599 GTO, GR Yaris, dhe Ariel Nomad,gjithë kjo mbledhje duket si një episode loje i Forza Horizon.

Në një vend dhe lokacion të humbur ndodhi një supercar meet që zakonisht ndodh në ndonjë rrugë të përshtatshme apo piste për ketë lloj eventi. Youtuberi TheTFJJ dokumentoi këtë event që u zhvilluar në një pistë të improvizuar në oborrin e një shtëpie në Angli. Sigurisht ishte dhe dikush që voziti me F40 në ketë pistë aspak të përshtatshme.

Në një video tetë minutëshë që tregon disa xhiro në këtë “piste” shfaqen shpejtësi agresive ,rrëshqitje makinash dhe dalje jashtë rregullave te perditshme. Momenti kulminant ishte F40 legjendare duke bërë drift mbi kodër dhe terren me bar dhe balte. Gjithë ky show duket një spektakël i vërtete por vë në pikëpyetje ketë ndodhi për shkak se kjo makinë kushton jo më pak se 2 milion dollarë.

Por F40 nuk ishte e vetmja që bënte rrathë nëpër lendinë. Në të njëjtin event ishin dhe Bugatti Veyron, Porsche 918 Hybrid, shohim dhe Audi RS2 duke u rrotulluar nëpër pist, një Ariel Nomad me shpejtësi maksimale duke lenë shenja mbi bar dhe një a dy GR Yaris duke treguar aftësinë e tyre nëpër kthesa. Ky event pa ndonje qëllim të caktuar dhe i organizuar në kopshtin e dikujt , duket si një episod i videogame-it Forza Horizon.

Share with:


protire