Share with:


Kur Alfa Romeo lançoi versionin hardcore të Gulias në Mars, atë GTAm, lindën shumë pyetje rreth projektit më të fundit nga kompania italiane. Psh si do ishte në ngarje, apo çfarë zhurme do krijonte? Më në fund kemi disa përgjigje.

Kanali i YouTube i Gumball postoi një video të një GTAm duke bërë disa lançime njëra pas tjetrës në një pistë në Zvicër. Sistemi i shkarkimit vjen me 2 dalje të vendosur në qëndër të prapakolpit në një dizajn të ri, që prodhon një zhurmë extreme të padëgjuar nga një V6.

GTAm përdor motor të njëjtë me Quadrifoglio-n pra një 2.9L V6 me dy turbo, por që është i përmirësuar për të prodhuar 540 kuaj, pra 30 kuaj më shumë. Pra nuk është dhe aq suprizë e madhe që një motor i tillë bën një zhurmë kaq të egër dhe të bukur njëkohësisht pasi makinat italiane janë të njohura për zhurma marmitash, sidomos nga një motor i derivuar nga Ferrari.

Share with:


protire