Një Ferrari F8 në eksperiencën Off-Road

Share with:


Shumica e modeleve Ferrari në treg jetojnë një jetë të qetë parkuar në garazh. Ato mund të largohen nga garazhet e tyre një herë në muaj për të vizituar ndonjë evente të tillë si “Car Meet and Coffee” ose për ndonjë shërbim. Por jo kjo Ferrari.

Kjo Ferrari F8 ka patur një eksperience shumë të vështirë falë WhistlinDiesel, një YouTuber i njohur për “torturimin” dhe shtyrjen e limiteve të makinave. Videoja e tij e fundit, e titulluar “Bleva një Ferrari 400,000 dollarë vetëm për ta shkatërruar”, e tregon atë duke bërë pikërisht këtë përmes një sërë testesh eksplorimi jashtë rrugës.

Videoja fillon duke u dhënë shikuesve një shfaqje të shkurtër të aftësive të F8 në rrugë. Gjërat bëhen interesante kur hosti e çon makinën në një rrugë të pashtruar, duke thyer një gardh gjatë procesit. Ajo që vijon është disa minuta lëvizje dhe shumë copëza shkëmbi dhe dheu në bojën e kuqe të makinës.

Por, pse?

Sic shprehet Cody Detwiler në fillim të videos “thriller”, Ferrari njihet nga të gjithë si markë që pëlqen të hedhë në gjyq pronarët e modeleve në rast keqpërdorimi të makinës së tyre. Pra, përvecse një mënyrë e mirë për vëmendje, kjo video vjen dhe si një kundërpërgjigje ndaj Ferrari.

Shikim të këndshëm!

Share with:


protire