Share with:


Mercedes S-Class 2021 është një nga modelet më të veçantë dhe këtë e tregojnë pamjet e mëposhtme. Kësaj radhe po flasim për një makinë luksi që kthehet me të katërta rrotat.

S-Class ka qenë prej kohësh një nga liderat në industri me teknologjitë e saj inovative, por kjo është hera e parë që shitet me një tipar të tillë.

Kjo pjesë e teknologjisë daton prapa në kohë në fundin e viteve 1980 kur prodhuesit japonezë si Mazda, Nissan apo Honda nisën përdorimin e drejtimit me katër rrota. Në ditët e sotme, shumë makina e shfaqin atë, nga supermakinat si Lamborghini Aventador deri te makinat luksoze si BMW 7-Series.

Ajo çfarë e bën veçanërisht interesante sistemin e përdorur nga S-Class është fakti se ky sistem, i cili është opsional, mund të kthejë rrotat e pasme deri në 10 gradë në drejtim të kundërt me rrotat e përparme në shpejtësi të ulëta.

Për ta kuptuar në perspektivë, Porsche 991, i kthen rrotat e pasme vetëm deri në 2.8 gradë në drejtim të kundërt me rrotat e përparme në shpejtësi të ulëta.

Sigurisht, ka shumë karakteristika të tjera që e bëjnë S-Class të ri shumë më të mirë se modeli i mëparshëm. Për shembull, ajo vjen e pajisur me funksione të automatizuar “Nivel 3“ të automjetit që përdor sistemin e ri të markës Drive Pilot për të drejtuar makinën në kushte specifike të rrugës, duke përfshirë situata e rënduara të trafikut ose pjesë të përshtatshme të autostradës në Gjermani duke përdorur teknologjinë “Lidar” dhe një mori sensorësh tjerë.

Share with:


protire