Share with:


Ferrari Purosangue është duke u bërë realitet, është SUV-i i pare i prodhuesit legjendar Italian. Më poshtë do të shohim elementë eksluzive se si do të duket ky SUV.
Do të ketë një motor V12 dhe do të dalë në shitje në fund të 2022 si alternative kundrejt Lamborghini Urus dhe Aston Martin DBX.

Desing i Prosangue
Renderat në foto do tju japin një ide se di do të duket Ferarri SUV.Në pjesën përpara do të vini re një ndricim elegant për ditën i cili depërton njësoj si tek Ferrari Roma duke përshkruar radiatorin në formë trapezoidale. Kroskoti është egzagjeruar me forma të lakuara, dhe tavani zgjatet deri pjesën e poshtme të bishtit në menyrë të njëtrajtshme. Pjesa e pasme ka nje panel të madh në ngjyre të zeze, në qëndër stemen e kalit dhe drita Led të holla të ngjashme me Ferarri 296 GTB.

Interieri i Ferarri Purosangue
Kroskoti i Purosangue është i përbërë nga materiale lekure, metal i sofistikuar dhe pjeseza fibre dhe nuk mund të mungoje version i ri i sistemit touchscreen “infotainment”.
Ferarri Purosangue pretendohet të jete Ferarri i pare modern 5-vendesh, megjithatë nëse e preferoni, është mundësia që në pjesën e pasme të vendosen dy sedilje të ndara nga njëra tjetra, si ato tek GTC4 Lusso.
Tek trupi i Purosangue do të gjeni shumë pjesë të marra hua nga Roma, gjithsesi kjo makinë mendohet se do të ketë motor V12, 6.5-litra dhe 800hp. Do të jetë unik në rangun e super SUV-ve të cilët zakonisht kanë motor V8. Nga Ferarri nuk pretendohet që të ofroj një version V12 hibrid Purosangue, me parimin se ti shtosh motor elektrik dhe bateri një V12-te do ta bej atë shumë më të rëndë. Ndërsa më vonë mendohet mund të prodhohet një twin turbo V8 hibrid. Nuk ka informacione nëse ky Ferarri do të ketë vetëm gomat e pasme aktive apo do të ketë sistemin me katër goma aktive si GTC4 Lusso. Modeli hybrid mund të perdor sistem të ngjashem me super makinen GTC4 Lusso, ku motorri V8 kontrollon gomat e pasme ndërsa motori elektrik gomat e parme.
Cmimi dhe datat e lancimit
Suv-I I parë i Ferarrit nuk do të bëhet publik deri në 2022, është mundur që po atë vit të dale me ulje, megjithese mund të vendosim bast që shumë të pasur do ti kenë dërguar ceqet me lekë fabrikës së Ferrarit përtu siguruar që i kanë emrat në liste për blerjen e ketij SUV-i të ri.
Nëse jeni duke pritur që kjo makinë të dalë nëpër sallonet ekspozuese, bëhuni gati të shpenzoni të paktën 200,000 dollarë për ta patur tek dera e shtëpise.

Share with:


protire