Facelifti i Porsche Cayenne 2024 – v8, v6 dhe hibrid

Share with:


Gjenerata E3 Porsche Cayenne facelift sapo është publikuar. Përditësimet në pjesën e jashtme të saj janë mjaft të kursyera, por fshehin një ripërpunim nën lëkurën e SUV-it, që bëri debutimin e tij me gjeneratën e tretë në 2017.

Gama e zgjedhjeve të Cayenne tani është zhvilluar në të dy modelet e trupit – Cayenne dhe Cayenne Coupé. Për sa i përket ndryshimeve që shihen në pjesën e jashtme të Cayenne, pjesa e përparme e automjetit merr krahë, mbulesë dhe fenere të ridizenjuar, të cilat synojnë të theksojnë vizualisht gjerësinë e automjetit. Pjesa e pasme e Cayenne është rimodeluar gjithashtu, me llambat e pasme tre-dimensionale të ridizajnuara, sipërfaqe të thjeshtuara në derën e pasme dhe pozicioni i targës së pasme është zhvendosur më poshtë.

Nën lëkurë, Cayenne S i kthehet fuqisë së motorit V8 me njësinë e benzinës 4.0 litra turbo që prodhon 474 PS dhe 600 Nm çift rrotullues, që përfaqëson fitime prej 34 PS dhe 50 Nm ndaj Cayenne S që po largohet, model ky i cili fuqizohej nga një 2.9 litër biturbo ​​V6 benzinë. Me 4.0 liter biturbo V8, Cayenne S e bën sprintin 0-100 km/h në 4.7 sekonda dhe kap një shpejtësi maksimale prej 273 km/h.

Cayenne bazë vazhdon me fuqinë V6 me benzinë, ka një motorr 3.0 litra turbocharge që prodhon 353 PS dhe 500 Nm torque, pra, 13 PS dhe 50 Nm më shumë se paraardhësi i tij. Ky motor shërben gjithashtu si njësi ICE në Cayenne E-Hybrid, i cili merr një motor elektrik të përmirësuar që tani prodhon 176 PS për një fuqi të kombinuar prej 476 PS. Transmisioni në të gjitha variantet është një automatik me tetë shpejtësi dhe 4wd.

Share with:


protire