No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:

Publicitet
protire

Zakonisht Miata-t janë të famshme për modifikimet për rrugë me kthesa, por pse jo këtë herë një MX5 për rekorde Dragu. Kjo MX5 e gjeneratës së parë është ndërtuar nga Graeme Cook. Në vend të një motori me 4 cilindra nga fabrika, kësaj Miate i është vendosur legjendari 2JZ nga Toyota Supra me rreth 500kuaj. Një zhurmë fantastike meqë ra fjala.

Fuqia e makinës shkon tek rrotat e pasme me atë të një transmisioni Ë58, që është përdorur tek Celica e 80’ dhe tek Lexus SC300 i 90’, si edhe një diferencial nga TVR Griffith. Gomat e pasme janë gjigande dhe relativisht të rënda, por kjo Miata e vogël arrin kohën prej 10.7 sekonda me një shpejtësi prej 210km/h.