Megjithëse pesë vjet që nga debutimi, Discovery Sport vazhdon të jetë një nga modelet më të shitura të Land Rover. E si rrjedhojë, për modelin “face-lift” të 2021 nuk qe nevoja të bëhen ndryshime të me mëdha nga aparenca përveçse dritave LED më inovative e parakolpeve të rikonceptuar.
Ndryshimi i madh siç e thamë nuk vjen në eksterior me versionin “face-lift”, por vjen me çfarë Land Rover i ka bërë arkitekturës së poshtme të mjetit. Ky “face-lift” ka mëse tre vjet në prodhim dhe pjesa e poshtme mbështetëse është huazuar nga ajo e Evoque të ri.
Pse kaq mund, lind pyetja. Sigurisht që arsyeja është elektrifikimi, përgjigjia e shumicës së pyetjeve që lindin rreth automobilizmit rishtazi. Platforma e re është konceptuar për të akomoduar bateri dhe elektromotorrë e kjo ka bërë të mundur që Discovery i ri të vijë me disa versione hibride e shumë shpejt do të lançojë dhe versionin Plug-in. E çdo entuziasti të “EV-ve” mund ti shkojë në mendje që dhe një version full electric nuk është larg në horizont.
Discovery i ri vjen në të gjitha versionet e tij me një I4 turbo. Në versionet e naftës nga 182-243hp dhe në versionet e benzinës 202-253hp. Shumica e këtyre modeleve vijnë me një kambio automatike me nëntë shpejtësi, por ka edhe një version naftë me 152hp që vjen me një kambio manuale.
Në një terren kompetitiv siç është ai i SUV-ave Discovery është kokë më kokë me Macan-in e Porsche-s apo X3-in e BMW-së. Përsa i përket aftësisë jashtë rruge mund të themi me plot gojën që Discovery dominon, me modalitetet “rock crawl” “hill decent” e madje me modalitetin “Wade” arrin të zhytet edhe 60cm në ujë.
“Face-lift-i” sjell më shumë porta karikimi në kabinë. Mbajtëse gotash për rrjeshtin e tretë të sediljeve e shumë teknologji për rrjeshtin e parë.
Me pasqyrën e mesit me kamera të integruar dhe sistemin e infotainment të përditësuar, Discovery sjell dhe Android Auto dhe Apple Car play të integruar me sistemin e operimit nga JLG.
Padyshim që nqs jeni një person familjar e që i keni qef aventurat në fundjavë, ky mjet është për ju.
Në Mektrin Motors Discovery Sport vjen në ofertë, duke filluar nga 39 900Euro.
Apliko per test drive ktu: > TEST DRIVE