No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

2022 Porsche Taycan Cross Turismo eshte makina me e shpejte per familjen tuaj


Po të ishim disa vite më parë dhe do hidhej idea që Porsche të prodhonte një wagon/makine me portobagazh do ishte pak e pakonceptueshme , por tani jemi në 2021 dhe sipas Porsche përvec atij me djegje të brëndshme që quhet Panamera Cross Turismo do ketë dhe nje version komplet elektrik dhe do të quhet Taycan Cross Turismo.

Versioni elektrik ndryshe nga ai me djegje të brëndshme do të ketë një ndryshim thelbësor ku përvec motorit do të ngrihet me një amortizim më të lartë.
Porsche do e ofroj Taycan Cross Turismo në disa modele, 4S, Turbo dhe Turbo S dhe Taycan 4 I cili do jetë një makinë “Entry level”.

Sic dhe vetë emri e thotë Taycan 4 Cross Turismo do të jete me të gjitha rrotat aktive, ka software të 4S-s por do të jetë e limituar në 375Hp dhe 499Nm e fuqia mund të rritet në 469hp për disa sekonda kur ti provon lunch control në semafor.
Ndryshimi më I madh tek Taycan nga Taycan Cross Turismo përvec trupit është dhe tek lartesia e makinës. Në lartësinë standarte Cross Turismo qëndron 20mm më lartë se vetura.

Kur ti luan pak me opsionet dhe e con në Gravel MODE ajo mund të rris lartesinë dhe 30mm por në ketë mode mund të ecësh vetëm me 19mph ose 30kph. Kurse me opsionet Range ose Sport +, lartësia do të ulet me 22mm kur do të ketë të njëjtën lartësi me veturën Taycan.
Porsche do i ofrojë Cross Turismo-s disa paketa ku një prej tyre është dhe Off Road Design Package kur do të ketë disa panale me të gjëra tek para/prapafangot, design tjeter tek disqet dhe goma të tjera të cilat do rrisnin lartësin e saj me 10mm.
Pavarsisht gjithë ndryshimit të jashtëm, vizuale, mekanikisht Cross Turismo është njësoj me veturën por 0.1sekonda me e ngadaltë në 0-100kph dhe top speed 10kph me e ngadaltë.

Por nga EPA presim të dali se sa do jetë distanca me një karikim ku me shumë mundesi do jetë më pak pasi duhet të mendojmë Cross Turismo ka më shumë peshë dhe lartësia në ecje.
Sipas Porsche cdo model I Cross Turismo do të jetë $1530 më shumë se vetura dhe gjithashtu rreth 45kg me e rendë.
Pritet që të jenë nëpër showroom këtë verë.

Si mendoni do ishtë perfekte për rrugët e shqipërisë nje Cross Turismo, duke pasur parasysh rrugët që kemi?

Share with: