Share with:


Kambiot automatike me doppio freksion reklamohen si një nder më të shpejtat kambio në planet. Ato përdoren si nga hothatch deri tek hypercars. DSG sjell më të mirën e të gjitha fushave, janë të qeta në ndrimin e marshave por edhe jashtëzakonisht të shpejta. Por pse makinat e garave përdorin kryesisht kambio sekuenciale?

Nate Vincent nga DCP Euro ka bërë një video në youtube ku shpjegon dhe krahason dy kambiot nga një GTI TCR me DSG me një kambio të re sekuenciale që skuadra e tij do të përdorë në garat e ardhshme. Diferenca më e madhe është pesha. Duke përfshirë volantin dhe freksionin, sekuencialja peshon direkte 45kg më pak se DSG, që për një makinë garash do të thotë shumë. Kambiot sekuenciale kanë gjithashtu më pak boshte për tu rrotulluar, 2 në krahasim me 3 të DSG. Volanti ëhstë më i lehtë gjithashtu, duke sjellë një masë më të vogël për tu rrotulluar nga motori.

Ndryshe nga DSG, e cila përdor ingranazhe me dhëmb të lakuar, sekuencialja ka ingranazhe me dhëmb të drejtë, që do të thotë më pak humbje të fuqisë së transmetuar. Ajo gjithashtu përdor ingranazhe lidhëse të quajtur dhëmb qeni në vend të sikronizatorëve tek DSG për të kaluar nga një marsh në tjetrin. Në këtë mënyrë ajo i kalon marshet me forcë nga njëri tek tjetri, ndërsa DSG i kalon më butë. Ana negative e kësaj është se bëjnë shumë zhurmë, nuk janë të qeta në ndrimin e marshave dhe kërkon shumë mirëmbajtje dhe zëvendësim të kambios pas disa mijëra kilometrash, ndaj nuk shihni makina rruge me kambio sekuenciale.

Videoja ju shpjegon më shumë detaje, ju sygjerojmë ta shihni.

Share with:


protire