Share with:


Kur shkojm në një tuning shop për të kryer një ndërhyrje në paketën e motorit (Remap ose riprogramim) programuesi (Tuneri) na jep disa mundësi të cilat i ndan me Faza (Stage) por si mund të dallojmë ne që programuesi është serioz në punën e tij dhe di ti ndajë mire fazat e modifikimit (Stage 1, 2 ,3..) ?
Këtë do shpjegojmë sot, programimi i centralinës në fillimet e këtij sporti quhet “chiptuning” për arsye se paketës së motorit i ndrohej chipi (E-prom) origjinal me një tjeter që kishte nje program (Tune) më agresiv. Në ditet e sotme kjo procedure mund të arrihet pa ndërrimin e chipit por thjesht me rishkruarjen e tij me një hartë (tune) të re dhe emërtimi ka ndryshuar nga chiptunin në softwer remap.
Ndarja e programimit që shton fuqinë e makinës ndahet në Faza (Stage) për arsye se programues të ndryshëm pretendonin rritje fuqie të ndryshme për të njëjtin model makine.
Do marin për referencë një VW Golf MK6 GTI i cili ka një motor 2 litersh turbo benzine që gjeneron 210 kuaj fuqi stock.


Stage1
Në stage 1 perfshihet riprogramimi i paktës së motorit me një hartë pak më agresive e cila heq kufizimet e fabrikës, stage 1 mund të shoqërohet dhe me ndryshimin e filtrit të ajrit nga ai i fabrikës në një filtër sportiv (BMC,KN etj) që lejon një sasi ajri më të madh te hyj ne motor. Në rastin e makinës tonë MK6 Gti përfiton nga riprogramimi nga 40 deri në 60 kuaj fuqi në varësi të cilësisë së karburantit që përdorim.


Stage 2
Stage 2 është pak më i komplikuar, dukeqënëse po kërkojmë më shumë fuqi nga motori jonë 2 litërsh duhet ti japim atij një mundësi që të thithë më shumë ajer dhe të shkarkojë gazrat më kollaj, këto përfitohen duke ndryshuar kutinë e filtrit të ajrit nga kutia origjinale e cila në shumicën e rasteve ndodhet diku afer motorit me një kuti që thith ajer të freskët diku larg motorit (Cold air intake) sic e dimë sa më i freskët ajeri aq ma shumë oksigjen ka sepse eshte perqendrimi me i larte ne temperature me te ulet, kjo e ndihmon motorin të ketë një djegje më të mirë e të prodhojë më shumë fuqi. Do të na duhet dhe një marmitë më e lirshme se ajo e fabrikës me sistemin e katalitëve, për këtë kemi 2 opsione një është heqja totale e katalitit dhe kazaneve dhe zëvëndësimi i tij me një tub të drejt (de-cat) ose zëvëndësimi i katalitit origjinal me një sportiv që ruan nivelin e ndotjes por ka kapacitet per shkarkim më të madh gazrash. Nëqoftëse do e aplikojmë stage 2 në një mjet të pa modifikuar do të dallojmë rënie te fuqisë e deri në kalimin e motorit në gjëndje emergjence (Limp Mode) kjo ndodh sepse në stage 2 sensorët e katalitit caktivizohen ose riprogramohen për katalit sportiv kjo gjë i jep informacione të gabuara ECU kur ne kemi akoma katalitin e fabrikës.
Në stage 2 Golfi jonë Gti arrin të përfitoj nga 50 deri në 70 kuaj në varësi të pjesëve që zgjedhim.


Stage 3
Stage 3 eshte pak me i gjërë në aspektin e motifikimeve ne motor ketu përfshihen që nga një farfallë gazi më e madhe e cila shton rrjedhshmërinë e ajerit , ndryshimi i turbos me një më të madhe ,injektor me të mëdhej e pothuajse cdo pjesë që është e cmontueshme pa e hapur motorin, Ftohësi i ajerit (Intercooler), kolektori i thithjes (intake manifold), Kolektori i shkarkos (exhaust manifold), pompa e benzinës (Fuel Pump) etj. Nga emërtimet e programuesëve quhet ndryshe dhe FBO (Full Bolt On) pra ncdo pjesë që zëvënësohet pa e hapur motorin.
Shume dyqane programimi nga ato më me emer kanë arritur ta cojnë Golf-in MK6 Gti deri ne 370 kuaj fuqi nga 210 që ai është fabriksiht.
Mos harroni se cdo ndryshim në motor duhet shoqëruar me riprogramimin e paketës së motorit përndryshe nuk do kemi asnjë përfitim nga pjesa e permirësiar madje në shumicën e rasteve kemi dhe humbje të fuqise.
Pas Stage 2 përvec shtimit të fuqisë këshillohet që mjeti të ketë përmirsime në goma frenim dhe amotrizim për asrye sigurie por dhe për ti dhënë motorit munësinë ta shprehi fuqinë ne rrugë.

Por ne fund te dites a eshte cdo stage i aplikuar njelloj ne cdo makine? Pergjigja eshte jo.
Stage eshte thjeshte nje fjale e perdorur per te shprehur fazat e nderhyrjes ne motor, numrat nuk kane nje kuptim fiks por jane thjeshte per reference, prandaj kur te shkoni per te modifikuar mjetin tuaj, pyesni me kujdes cfare do te behet me konkretisht ne modifikimin e makines se sa cfare stage do shkoj ajo.

Artikull nga Julian Sami

Share with:


protire