Share with:


Një nga supermakinat më të fuqishme të Ferrarit, 812 Superfast, ka disa vite që vërdalliset dhe nuk ka marrë akoma një upgrade. Por një version misterioz është shfaqur së fundmi në publik. Kjo video nga kanali i Varryx në Youtube, tregon një Ferrari 812 komplet të zi duke dalë xhiro rreth e rrotull fabrikës së Ferrari në Maranello, dhe fansat e Ferrari kanë shpërthyer.

Makina duket pothuajse e njëjtë nga përpara, edhe pse një maskarino disi më e gjerë. Interesant është pjesa fundore, me një shtesë në cepat e prapakolpit në formë grile dhe disi më i fryrë. Duket më shumë i orientuar drejt aerodinamikës sesa bukurisë, ndaj mund të themi që ka shumë mundësi të jetë një version i limituar piste i 812 por vështirë të përcaktojmë diçka për momentin.

Share with:


protire