Share with:


Impreza! Legjendarja japoneze e cila nuk ndikohet nga fakti nëse terreni është me baltë, rërë, apo asfalt!

E prezantuar për herë të parë në vitin 1992, shumë shpejt ajo u kthye në një nga makinat më pikante të viteve 90.
555, ishte numri i Imprezas të drejtuar nga legjenda Colin McRae, i cili tragjikisht humbi jetën në shtator të vitit 2007 në një aksident me helikopterin e tij.
Gjithashtum një nga makinat më të preferuara në të gjitha lojrat me tematikë rally, dhe më të preferuara nga entuziastët të cilët kërkojnë diçka më shumë nga makina që drejtojnë.
Të flasim për këtë makinë, do të na duhen orë e orë të tëra, kështu që më mirë të fokusohemi tek makina në fjalë!
Kjo është një Impreza STi e vitit 2004, me 2.1L Stroker Cosworth, sistem të marmitës Tomei Expreme Ti Titanium, dhe shumë modifikime të tjera.
550 kuaj fuqi, në një makinë të tillë, dhe sistem 4×4, mund ta quajmë me plot gojën “pornografi makinash”!

Share with:


protire