No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

A vdesin shpresat për miqësi?!

Mjeshtri i driftit Ken Block duket se ka ndarë rrugët me Ford.
Piloti i famshëm i garave Rally i kthyer rishtazi dhe në një showman shumë të famshëm ka lajmëruar në rrjetet e tij sociale të Premten e kaluar se bashkëpunimi i tij 10 vjeçar me Ford po përfundon.
“Ka qenë një ëndërr e bërë realitet për mua të bashkëpunoj me kompaninë që ka prodhuar kamionçinën që im atë ngiste kur unë isha adoleshent,” është shprehur piloti i njohur si “Hoonigan” në një konferencë për shtyp. “I jam tepër mirënjohës Ford-it për gjithë mbështetjen që më ka dhënë ndër vite, por gjithashtu jam me shikimin nga e ardhmja se çfarë mund të ketë viti 2021në raft për t’më ofruar. Dua të kemë mundësinë të hap më tepër krahët e të luaj me më shumë lodra të rënda!”

Mos humbisni: KEN BLOCK MERR PËR NJË XHIRO MUSTANGUN ELEKTRIK ME 1400HP

Që prej 2010 kur 53 vjeçari filloi të ngiste vetëm Ford, ka krijuar një bazë të gjerë ndjekësish me aventurat e tij të çmendura e sidomos ato nga seritë e “Gymkhana”.
“Të punoj me Ford përgjatë 10 viteve të fundit ka qenë e mahnitshme”, thotë Block. ” Duke filluar që nga garat në mbarë botën e deri tek mbi gjysmë miljard shikimesh nga seria e tretë deri tek e dhjeta e Gymkhana-s. Fakti që këto seri janë nominuar për çmim Emmy në Amazon Prime e për më tepër që kemi mundur të krijojmë një flotë Ford-ësh ku spikasin AWD Mustang Hoonicorn dhe F-150 Hoonitruck e përforcojnë më shumë suksesin e arritur nga ky bashkëpunim,” shprehet ai.
Gjatë kohës që Block ishte me Ford ai ka regjistruar 19 gara të fituara, 17 podiume, dy medalje X Games dhe shumë pikë të shënuara në World Rally Championship (WRC), të parat pikë të shënuara për Ford nga një pilot amerikan.

Për sa i përket qëndrimit që ka mbajtur Ford, përfaqësues të saj janë shprehur që janë shumë vlerësues për bashkëpunimin dhe i janë mirënjohës Ken.
“Të gjithë ne si Ford i jemi shumë mirënjohës Ken Block-ut dhe faktit që ai ka sjellë një ekzaltim të madh për të gjithë blerësit e mjeteve të gamës Ford Performance,” shkruan Ford në Tweeter. ” Ai e ka bërë këtë gjë në mënyrën e tij unike, argëtuese, energjike dhe duke shfaqur aftësi të mahnitshme në të ngarë, të pakapshme në botën e motorsportit, së bashku me fitore e performanca shumë të rëndësishme në garat rally dhe rallycross në mbarë botën.”
Përpara se të nënshkruante me Ford Block ka ngarë Subaru. Sidoqoftë për momentin ai është i lirë dhe mund të nënshkruajë me çfarëdo prodhuesi automjetesh, megjithëse Ford do jetë në një farë mënyrë në skenë.
“Jam një agjent i lirë,” shprehet Block në mediat e tij sociale. “Më pëlqen sikur të vazhdoja të garoja për Ford, por gjithashtu po shikoj për të garuar dhe me mjete të tjera!”

Share with:


speed