No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Aksidenti ka ndodhur në Taivan dhe kushtet në fakt kanë qënë disi të veçanta. Një Tesla Model 3 duke u ngarë në autopilot ka goditur një kamion i cili ishte aksidentuar momente më parë dhe ishte i kthyer përmbys në autostradë.

Publicitet
protire

Duke gjykuar nga pamjet makina Tesla është munduar të frenojë por ai është aktivizuar në momentin e fundit gjykuar nga tymi i dalë nga gomat. Autopiloti në një makinë Tesla ndihmon mjetin të kryejë manovra të ndryshme si ngadalësimi, përshpejtimi apo ndërrimi i korsive nga kompjuteri i makinës.

Kamioni i përmbysur në mes të rrugës kishte zënë dy korsi dhe dyshohet se kjo ka qënë arsyeja që sistemi autopilot i Teslas ska pasur mundësi ta shmangte. Në video shihet sesi Tesla ngulet në çatinë e kamionit por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Sistemi i autopilotimit tek Tesla është relativisht i ri dhe nuk është akoma gati të implementohet në masë.