Një Godzilla perfekte, GT-R R35 e rindërtuar për Offroad.

Share with:


Normalisht një R35 GTR përdoret gjerësisht nga modifikuesit e makinave për të qënë një super makinë agresive japoneze, por gjithsesi kjo nuk e ka penguar Classic Youngtimers Consultancy për të futur duart tek një GTR dhe të ndërtojë diçka krejtësisht ndryshe.

E emërtuar “Godzilla 2.0” është ndryshe jo vetëm nga gjithë GTR e tjerë por qëndron e veçantë edhe mes markave të tjera. Bie në sy direkt falë mbështjelljes së kamoflazhit, leje pastaj ngritjen 12 cm nga toka dhe shumë përmirësime fizike dhe vizuale.

Sigurisht kjo është bërë e mundur duke rindërtuar pothuajse çdo pjesë nga GTR. Pjesa e përparme dhe ajo anësore janë përshtatur për të krijuar hapësirë për gomat tashmë gjigande për offroad dhe në parakolp janë vendosur drita të fuqishme LED tipike offroad. E pajisur tamam për offroad, të tavan kjo makinë ka një kafaz hekuri që mban vegla dhe një gomë rezervë, sepse sigurisht është një makinë offroad.

Godzilla 2.0 fuqizohet nga i njëjti 3.8L V6 duke prodhuar më shumë se 600 kuaj, pra më shumë se një GTR stock. Në qoftë se keni ndonjë mendje ta blini, konfirgurimin mund ta shihni tek ëebsite i Classic Youngtimers Consultancy ku është listuar për 107,000 $.

Share with:


protire