No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Lewis Hamilton fitoi garën e tij të 90 me Formula 1 të dielën në garën e Tuscan Grand Prix, tek e cila ai veshi një bluzë disi ndryshe. Tek bluza kishte të shkruar një shprehje në lidhje më një shprehje ku ai kërkon në shenjë proteste, drejtësi për Breonna Taylor, një grua me ngjyrë e cila u keqtrajtua nga policia amerikane.

FIA tashmë ka nisur hetimet për Hamilton duke supozuar se ajo bluzë kishte në të një shprehje politike, gjë të cilën FIA e ndalon. Hamilton rrezikon një gjobë të majme për ktë gjë.

Por reagime të shumta ka pasur në internet kur njerëzit kanë mbështetur Hamiltonin duke thënë që protesta të tilla nuk kanë lidhje me politikën dhe se drejtësia për Breonna Taylor duhet të vihet në vend. Një fakt tjetër interesant ishte se javën e kaluar FIA publikoi një video promocionuese që godiste racizmin dhe kërkon barazi për këdo, ndaj dhe reagimi i ndjekësve ka qënë akoma më i ashpër.

Share with: