Motorristët dhe sterotipiet e tyre nuk kanë të mbaruar nga fanatikët injorantë që bazohen në argumente të cilat as nuk janë të tilla.
Ata janë të paragjykuar sepse perceptohen ti banditë, si njerëz të egër, si rrëmujaxhinj, por, në fund fare janë ata të cilët i japin më tepër këtij planeti se ata që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër vetëm se të gjykojnë fenemone të cilat nuk i njohin.
Grupi “Enduro Albania”, këtë fundvit ndërmori një nismë të cilën e degjojmë shpesh por jo edhe aq shumë. Ata menduan të bënin disa dhurata për fëmijët e qëndrës “Zyhber Hallulli”, të cilat ndonëse modeste apo ndonëse nuk plotësojnë boshllëkun që ata fëmijë kanë brënda, mundën ti bënin ata të buzëqeshnin në festat e fundvitit.