Share with:


General Motors ringjalli Hummerin këtë të martë si një super kamionçinë elektrike. GM pret që automjetet elektrike të jenë të preferuara si nga ambientalistët ashtu edhe nga adhuruesit e makinave offroad. Ai pritet të jetë në shitje në 2022 dhe do të kushtojë rreth 113,000$.

Si fillim një nga arsyet pse kompania vendosi që ta ringjallë hummerin në këtë mënyrë është sigurisht, fitimi. GM pret që kjo kamionçinë elektrike të jetë një fitim i mirë për kompaninë që nga viti i parë i prodhimit. Kjo pasi për shkak të kostos të lartë të prodhimit të makinave elektrike shumë kompani e kanë vështirë të nxjerrin fitim nga to, dhe i prodhojnë thjesht për të përmbushur ligjet e ndotjes.

Modele më të lira pritet të dalin në vitet në vijim me çmime 90,000$, 80,000$. Sipas GM, Hummer EV është tashmë komplet i shitur për dozën e parë të prodhimit, që në 10 minutat e para u bënë depositat 100$ për prenotimin e Hummer EV sapo ajo u zbulua të martën.

Hummer EV do të jetë gjithashtu makina e parë që do të përdori platformën dhe bateritë e gjeneratës së re nga GM, që njihet si Ultium. Sekreti i Ultium është se bateritë përmbajnë 70% më pak cobalt i cili është një element shumë i shtrenjtë për bateritë. Përmirësimet e reja bënë të mundur që GM ta sillte Hummerin në treg në kohë rekord, më pak se 3 vite. GM gjithashtu planifikon të investojë 20 bilion $ në makinat elektrike dhe autonomike në vitet në vijim.

Për sa i përket performancës Hummer EV do të ketë diku tek 1000 kuaj fuqi që i japin mundësinë të arrijë 100km/h për vetëm 3 sekonda, një shifër e çmendur duke konsideruar madhësinë dhe peshën e këtij kamioni. 1000 kuaj vijnë gjithashtu me plot 15,600NM torque. E gjithë kjo fuqi do të gjenerohet nga 3 motorë elektrik që janë të aftë për ngarje me të 4 gomat aktive për rrugë dhe jashtë saj. Një modalitet i quajtur WTF (Watts to Freedom) lejon përdorimin e fuqisë maksimale. Për s ai përket rrezes kjo kamionçinë elektrike mund të bëj afërsith 400-480 km me një karikim për modelet më të shtrenjta.

A do e krahasonit Hummer EV me Cybertruck nga Tesla? Cilin do zgjidhnit?

Share with:


protire