Lamborghini Huracan Evo “Aperta” një nga projektet më të çmendura të ndërtuara në garazh

Share with:


Interneti ka një mënyrë brilante për të zbuluar gjëra interesante, siç është zbulimi i këtij Lamborghini Huracan Evo Aperta, e cila nuk ka dalë akoma zyrtarisht nga kompania. Takohuni me projektin e çmendur nga Daily Driven Exotics, konkretisht nga Damon Fryer dhe Dave. Një dorë goxha të madhe kanë dhënë dhe Vorsteiner për çarjet e ajrit, bodykit apo dhe disqet teksa VF ka ndihmuar në performancën e makinës.

Ky përbindësh me V10 që është gjithashtu RWD, goma 20 inch, parakolp dhe një widebody të egër por që për momentin mungon, kompletohet nga një supercharger i prodhuar nga VF në mënyrë që të konkurrojë me konkurentët e nivelit të një speedster. Fuqia e tij, e prodhuar nga një 5.2L V10 shkon nga 610kuaj në 870kuaj fuqi duke rruajtur kështu përgjigjen e shpejtë të makinës dhe zhurmën e paparë që lëshon. Po ju kujtojmë që ai duhet të matet me kryevepra si Mclaren Elva, Aston Martin V12 Speedster apo Ferrari Monza SP1/SP2.

Share with:


protire