E-Legend EL1: Versioni elektrik, karboni me 850bph frymëzuar nga Audi Sport Quattro!

Share with:


Emrin e ka EL1 dhe nga ky version do të ndërtohen vetëm 30 copë.
Një super-makinë prej karboni EV e gjitha e re, frymëzuar nga Audi Sport Quattro.
Vetëm mund ta marrim me mend reagimin e Audit për ketë makinë. Nëse ndonjë nga avokatet e Audit po lexon ketë artikull, kompania që po kerkoni quhet E-Legend AG dhe është e vendosur në Beilngries, Bavaria. Megjithatë le të shpresojmë se rregullat e kopjimeve të mos aplikohen në industrinë e makinave sepse jemi shumë entuziastë për çka po bën E-Legend.
EL1 është një krijim prej karboni, coupe ,panele CFRP dhe peshon 1,680 kilogram, edhe pse ka një bateri të madhe prej 90kWh. Gjithashtu dërgon një fuqi prej 805bhp tek të gjitha rrotat.
Një prototip do të jetë gati në 2022, dhe deri atëherë mendohet të arrijë një kohë prej 2.8 sekonda nga 0-62mph dhe 249 miles. Shpejtësia maksimale do të jetë 158mph dhe E-Legend thotë se kjo makinë do të jete në gjëndje të bej dy xhiro rreth pistës në Nürburgring pa lejuar baterinë të limitojë shpejtësinë.
E-Legend është dizajnuar nga Marcus Holzinger, dhe për tu përshtatur me figurën që bën kjo makine ,një fokus i veçante i është kushtuar dhe performancës. Do të ketë sport suspension të ndryshueshëm, opsion normal dhe sport dhe një sistem frenimi me rediment te larte. Për ata që pyesin, El1 do të jetë ligjërisht e përdorshëm për rrugë.
Do të ndërtohen vetëm 30 njësi dhe do të kushtojnë rreth €890,000 pa taksa, shifër qe mund të arrij dhe 1 Milion Euro, El1 nuk do të jetë e vetmja E- Legend, dy projekte të tjera pritet që te ndërtohen EL2 dhe EL3,Një nga të cilat pretendohet të jete kopje e Lancia Stratos e cila është lancuar së fundmi.

Share with:


protire