Garë titanësh, një Huracan Supercharged në garë drag me një Dodge Demon

Share with:


Një garë mes dy makina që janë supercharged, vetëm se njëra është nga fabrika dhe tjetra jo.

Dodge Challanger Demon është ndërtuar për garat drag. Me goma të dedikuara për gara dhe një motor 6.2L Supercharged V8 janë të pakta makinat që mund të krahasohen me të në garat në vijë të drejtë, sidomos direkte nga fabrika. Kështuqë duket normale kur ndaj tij dalin makina si një Lamborghini Huracan Performante.

Stock Huracan Performante prodhon 630 kuaj me një motor 5.2L V10, diçka më pak se Demoni me 808 kuajt. Huracan-i në video është modifikuar nga VF Engineering dhe i është shtuar nëj supercharged që shkon deri në 830 kuaj, gjë e cila i barazon më shumë gjerat ose më saktë i jep avantazhin Huracanit duke marrë në konsiderat peshën dhe sistemin AËD të Lamborghinit.

Huracan Perfomante është gjithashtu plot 360kg më i lehtë sesa Challenger ndaj fitorja është pothuajse e sigurt për Huracan. Edhe me gomat dhe specifikimet e tjera për Drag, Demon nuk arrin ti afrohet Lambos por jep një shfaqje goxha të mirë sidomos në garën rolling. Ndiqni videon!

Share with:


protire