Një tjetër supermakinë offroad – Lamborghini Huracan Sterrato

Share with:


Lamborghini po planifikon të prezantojë zyrtarisht super-makinën e tyre të parë sportive, të krijuar për kënaqësi maksimale gjatë ngarjes, edhe në territore të vështira – Huracan Sterrato i ri.

Modeli ri-interpreton konceptin e sportivitetit dhe thekson parimin e guximshëm, autentik dhe të papritur të Lamborghini-t. Vjen një javë pasi Porsche zbuloi 911 Dakar-in e tyre, duke iu bashkuar listës së supermakinave të reja të dizajnuara për të lejuar lëvizjet off-road.

Më 14 nëntor, Huracan Sterrato i ri tregoi për herë të parë lëkurën e tij të vërtetë në pritje të premierës zyrtare botërore, e cila është planifikuar për në fund të këtij muaji. Lamborghini Automobili do të festojë publikimin e makinës së re për herë të parë në Art Basel në Miami më 30 nëntor 2022.

Modeli i ri nuk ofrohet ende për shitje, por ne presim që çmimi të jetë brenda të njëjtit diapazon si Huracan STO. Lista e plotë e specifikimeve do të zbulohet në ditët në vijim.

Share with:


protire