Modeli Valkyrie mund të jetë një nga makinat më të cmendura e prodhuar këtë 10 vjecarin e fundit.
Kjo bishe debutoi në 2017 duke u prezantuar si një model i limituar me motor V12 aspirat hybrid.
Por cfarë është Valkyrie?
Me pak fjalë është një makinë me teknologji të bazuar nga F1 por për rrugë. E fuqëzuar nga një
motor V12 6.5litra i cili punon në të njëjtën kohë me sistemin KERS (HYBRID) ku prodhon plot 1100Hp.
Ky motor do ketë redline 10500rpm. Cfarë është e sigurt është zhurma dhe kualiteti i motorit, pasi
me këtë redline ekstrem do kujtojmë kohët e vjetra të F1 ku dëgjohej me kilometra ai motorr V12 e gjithashtu
kualiteti pasi ndërtimin e motorit e ka marr përsiper Cosworth.
Sistemi KERS hybrid do mundesohet nga Rimac dhe Integral Powertrain LTD.
Sipas Aston Martin do duhen plot 2000 ore për të ndërtuar një Valkyrie. Sigurisht me kaq shumë kohë për
të ndërtuar një do ketë dhe cmimin shumë të kripur. Mbi $3.4mil për të qën më sakt pa llogaritur disa modele
që do të dalin nga ajo fabrik do jenë 1of1 sepse 150 modelet e limituara nuk është mjaftueshëm për disa fanatik.
Ndërkohë që kemi marr vesh se Mercedes me projektin ONE do të filloj prodhimin vitin tjeter, besojm se vitin tjetër gjithashtu në fund të vitit 2022
do të shohim përballjen e ktyre Hypercars të shumë pritura prej vitesh.