Super-makina më e re e Maseratit – bukuroshja kabrio MC20 Cielo.

Share with:


Pamje e mrekullueshme, trup I fortë dhe lezeti I cabrios janë argumente bindëse në avantazh të Cielo’s krahasuar me versionin Coupe.

Maserati MC20 Cielo është një version roadster I coupes, me një tavan prej xhami, që paloset me shtypjen e një butoni, dhe peshon vetem 65 kg më tepër se coupe-ja dhe do te kushtojë rreth 250.000 dollarë.
MC20 Cielo është një nga ato fenomene të cilat mund t’I quajmë “akti final”. Histori që e kemi parë dhe më parë (rasti I Lamborghini Huracan STO)– një prodhues makinash që betohet për dedikimin ndaj të ardhmes tërësisht elektrike, por që më pas na habit dhe krijon modelin më të zhurmshëm, fuqishëm, emocionues të një makine me motorr me djegie.
E dimë tashmë që MC20 e Maseratit do të ketë një pasardhës me motor 100% elektrik, sic e ka premtuar dhe Folgore, me një sistemi tre-motorrsh të teknologjisë së lartë dhe performancë shumë më të kënaqshme sesa versionet e Nettuno V6. Por nuk ka shans që version elektrik I MC20 t’I afrohet zhurmës dhe karakterit të kësaj të fundit. Të dy janë kualitete që Nettuno ia zhvesh modelit, sic e kemi parë dhe te version MC20 Coupe.
Diferencat midis dy modeleve te MC20 janë pak por, të dallueshme. Cielo ka një tavan xhami I cili mund të paloset dhe të futet në pjesën e mbrapme të makinës. Ky I fundit proces I tëri elektrik, që zgjat vetëm 12 sekonda, dhe që mund të bëhet në shpejtësi deri në 50 km/orë. Tavani I ri, së bashku me mekanizmin I kanë shtuar makinës 65 kg krahasuar me MC20 Coupe por, duke qenë se të dy versionet kanë të njëjtin skelet me fibër karboni, ngurtësia e trungut të Cielos nuk zvogëlohet.

Share with:


protire