Share with:


Më në fund dalin pamje dhe format e reja të GranTurisomo nga Maserati.
Gjenerata e parë arriti të qëndronte në treg për plot 12 vite duke e përfunduar prodhimin në fund të vitit 2019.
Mungesa e GranTurismo ka lën një vënd të madh bosh në linjën e kompanis italian ku aktualisht ka vetëm dy automjete,
një SUV dhe një sedan.Gjithashtu është dhe MC20 e cila është një model i limituar.
Kan kaluar goxha kohë që nga lajmi i fundit që kemi marr për GranTurismo por presim që të ketë një rikthim madheshtor.

YouTuber, VARRYX pati mundësin që të kapte disa pamje nga GranTurismo i mbështjell me kamoflazh.
Pamjet janë kapur jashtë fabrikës së Maseratit. Nga pamjet mund të arrijm të kuptojm se kjo makinë do ketë klas dhe stil.
Nuk mund të kemi një verdikt final për design të makinës por mund të themi se Maserati ka mbajtur të njëjtat linja
si tek modeli i parë por të azhornuara ku mund të përmendim parakolpin e makinës e cila është
e marr nga modeli MC20 por me detaje me agresive dhe ektreme.

Përvec pjesës së jashtem që e kualifikon të jetë një GrandTurismo mund të degjojmë zhurmën e ketij prototipi.
Mundesia që të ketë një V6TT nga MC20 është shumë e madhe dhe mbase një version detune i atij motori.

Mendoj se GrandTurismo i ri do të ketë disa varjante motorësh ku sigurisht do të aplikohet V6TT por në modelet me sportive
mund të ketë dhe V8 ku me shumë mundesi do të jetë një motorr i marr nga 488GTB i Ferrari.

Cfarë presim apo shpresojm nga Maserati është të jetë po në të njëjtën lartësi si gjenerata e parë për zhurmën.
Zhurma e gjeneratës së parë të GranTurismo është cilesuar si një nga zhurmat më sensual nga një motor me djegie të brëndshme.

Share with:


protire