Prodhuesit e automjeteve nga Gaydon dëshirojnë t’i kapërcejnë të gjithë me versionin përfundimtar të DBS.
Versioni më i ri i grand-tourerit, i quajtur DBS 770 Ultimate, thuhet se do të jetë njëkohësisht versioni përfundimtar i “yllit” të Aston Martin. Detajet rreth modelit nuk janë të bollshme, megjithatë video-teaser e publikuar na jep një ide se cfarë të presim.
Nëse supozojmë se emërtimi numerik ndjek të njëjtën llogjikë si te Aston Martin DBX707, atëherë DBS 770 Ultimate pritet të prodhojë 770 kuaj fuqi. Detajet se si kjo fuqi nxirret nga V12 (i supozuar) 5.2 l twin-turbo, janë ende të paqarta.
Sipas Aston Martin, DBS 770 Ultimate do të debutojë në fillim të vitit 2023, megjithëse data e saktë ende nuk është shpallur. Do të ofrohet në një numër të kufizuar – 499 modele. Nuk ka ende asnjë të dhënë për cmimin e makinës.