No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Buggati Chiron Profilée w16 del në ankand

Share with:


Buggati Chiron Profilee është një “diamant” në botën e automobilave, një model i vecantë në llojin e vet, i konceptuar si një version më pak radikal sesa Pur Sport, me detaje dhe karakter unik. Ankandi per Chiron Profilee fillon në 1 Shkurt 2023, direkt nga Molsheim Atelier.

Me publikimin e Chiron Pur Sport në 2020-ën, bota u prezantua me pjesëtarin më ekstrem të familjes Chiron deri në atë kohë. Me një bisht 1.8 metra të gjerë , raporte më të shkurtra të kambios, disqe magnezi dhe një seri inovacionesh të tjera, ishtë e qartë që Pur Sport ishte dizenjuar për ekstremitete. Pas shitjes së menjëhershme të modeleve, klientët kërkuan një version të Chiron i cili mund të integronte aspekte të karakterit të këtij të fundit, me elegancën e pakrahasueshme të modeleve si Chiron dhe Chiron Sport.

…dhe kështu, lindi Chiron Profilee.

Dizajni i Profilee përfshin një bisht elegant të makinës, i cili ka dy funksione thelbësore. E para, të sigurojë stabilitet dhe kontroll edhe në shpejtësinë maksimale të Profilee, që është 380 km/orë, dhe së dyti, përdor presionin negativ për të thithur ajrin e nxehtë jashtë motorit nëpërmjet dy tubave të brendshëm në këtë bisht prej karboni. Ajri lëviz sipër bishtit për të gjeneruar shtytje dhe poshtë tij, për të larguar ajër nga dhoma e motorit.

Në thelb, Profilee ngjason më tepër me Pur Sport sesa me ndonjë model tjetër; të dy të dizenjuar për të patur grip anësor dhe përshpejtim maksimal. Zemra e makinës është një version më i zhvilluar motorit W16 të Bugattit, me 1500 PS. Raportet e kambios janë 15% më të shkurtra sesa Chiron Sport. Profilee arrin nga 0 km/orë në 100 km/orë për 2.3 sekonda dhe nga 0 në 200 km/orë në 5.5 sekonda.

Bugatti Chiron Profilée del në ankand në Shkurt 2023 dhe një pjesë e parave nga shitja do të shkojnë për bamirësi.

Share with: