Për shumë prej prodhuesëve të makinave viti 2020 ishte një kthesë drejt elektrifikimit. Cdo ditë marrim lajme për modelet e reja të makinave ku vihet re ulja e ndjeshme e motorreve të naftës dhe shtimi I modeleve hybrid apo elektrik dhe ato të benzinës duke patur motor më të vegjel. Linja dhe fabrika moderne po ndërtohen për modelet elektrike e gjithashtu që prodhuesit të jenë korrekt me ligjin e vendosur nga Bashkimin Europian, ku thuhet se në vitin 2035 do të ndalohet pordhimi I modeleve të makinave me diegie të brëndshme. Disa prodhues Italian të makinave janë këmbë ngulës që ata të vazhdojnë prodhimin e motorave me benzin.
Roberto Cingolani, ish pjestar I bordit të Ferrari dhe tashmë minister I në bordin e qeverisë Italiane thotë se kryeministri I Italisë, Mario Draghi është duke folur me bashkimin Europian që të bëhet një përjashtim për disa kompani si Ferrari dhe Lamborghini. Nëse kjo pranohet, këto kompani do të vazhdojnë të prodhojnë motor me diegie të brednshme por me volum të reduktuar.
Këto lloj kompanish si Ferrari apo Lamborghini e kanë të vështirë që të kalojnë në elektrifikim pasi nëse kthehen në elektrike ato kompani do të kenë humbje të mëdha financiare ndërsa ato kompani që historikisht kanë pasur prodhimtari të madhe ose makine serie do kenë të njejtin nivel shitjesh.
Për kompani te vogla është shumë e veshtirë që të marrin këtë kthes kaq të theksuar. Përvec ksaj, elektrifikimi I këtyre kompanive është komplet e kundërta e cfarë ato kompani kanë pasur qellim që nga zanafillen e tyre. Të mendosh që po të kalon një Ferrari apo Lambo dhe nuk dëgjon atë motorin V12 dhe V10. E trishte vertet…
Edhe pse kjo marrveshja është drejt përfundimit që këto kompani të vazhdojnë prodhimin e motorëve të benzinës, të dy kompanitë kanë nxjerr tashmë disa modele hybrid ku I është bashkëngjitur elektrifikimi.
Ferrari këtë gjë e ka filluar që në 2013 me LaFerrari, ndërkohë Lamborghini e ka aplikuar në dy modele V12, Sian dhe rimishërimi I Countach. Scuderia Ferrari gjithashtu ka njoftuar se në 2025 pretendon të debutoj makinën e tyre të parë elektrike. Nderkohe Lamborghinit do I duhen dhe disa vite por është në zhvillim e siper.
Vendimi I bashkimit Europina do të vendos përfundimisht trajektoren e dy prej prodhuesve me të famshëm të makinave në botë.