VW Golf 8 GTI GTC bëhet gati për gara

Share with:


Volkswagen nuk ka humbur kohë për ta bërë gati golfin e garave. Ai është Golf 8 GTI GTC që do konkurrojë në kampionatin e Afrikës Global Touring Car.

Prodhuesit gjerman kanë garuar më parë me Jetta, por duke qënë se ajo nuk prodhohet më me timonin në krahë të djathtë, u zëvendësua nga Golf 8 GTI. Detajet teknike janë ende të pazbuluara po thjesht nga pamja e parë duket që është një kafshë.

Të gjitha makinat që marrin pjesë në kampionatin e GTC kanë një shashi të njëjtë, marsha të njëjtë, ECU të njëjtë si edhe komponentë të tjerë si gomat, amortizimin etj. Kështu kthehet në një garë për shoferët dhe jo për makinat.

VW Motorsports do të kenë dy makina Golf 8 GTI në klasën e GTC1. Shoferët e tyre do të jenë fituesi i vjetshëm i GTC1 Keagan Masters dhe fituesi i GTC2 në 2016 Daniel Rowe. Për shkak të bllokimin nga pandemia ky event u shty në Gusht dhe do të zhvillohet në Johannesburg.

Share with:


protire