No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:

Publicitet
protire

Mclaren Senna është një nga makinat e rrugës jo vetëm të markës Mclaren por dhe mes shumë të tjerave. E ndërtuar totalisht për të thyer rekorde në pista kudo në botë, më një trup të lehtë me fibër karboni dhe aerodinamikë të çmendur, e bëjnë makinën perfekte. Kjo pa përmendur faktin që ke 790 kuaj nga një tëin turbo V8 që ndodhet fiks pas kokës tënde.

Edhe pse shumë Senna janë blerë për tu mbajtur në garazh, ka dhe nga ata që e ngasin si duhet. Youtuberi Misha Charoudin, i cili hedh video kryesisht nga pista e Nurburgring-ut, pati fatin ta ngasë një makinë të tillë tek pista e famshme për një lap. Pamjet nga brenda kabinës duken sikur pamjeve i është ndryshuar shprejtësia duke i bërë fast forëard.

Ai përdor çdo gjë në arsenalin e Senna-s për të fluturuan nëpër kthesa pa e ulur vrullin për asnjë sekondë. Mclaren nuk nxori kurrë një kohë zyrtare për Senna, por gjykuar nga pamjet mund ta themi që është e sigurt që e përshkron nën 7 minuta.