No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Një nga hot-hatch më ekstrem të momentit sapo shkoi më ekstrem. Honda Civic Type R e vërtetoi veten më së miri në pistën e Nurburgring ku thehu rekorde duke ju afruar edhe makinave më të fuqishmë. Sigurisht disajni i saj lë goxha për të dëshiruar, sidomos me atë “aerodinamike” aliene dhe me ventilime pa kuptim. Por ka dhe nga ata që e pëlqejnë. Ne kemi lajme të mira për të dyja palët.

Kompani modifikuese e Honda-s sapo lëshoi në treg disa pjesë të reja kryesisht aerodinamike dhe visuale për Civic Type R. Pjesët janë konkretisht në tregun japonez dhe përfshijnë një kofano karboni, një bisht karboni dhe një bisht tjetër poshtë tij. Por mos u gaboni, këto pjesë nuk janë vetëm për bukuri apo se një dizenjues vendosi ti krijojë ato dhe ti shesë, por janë verifikuar dhe provuar që ndihmojnë në shpërndarjen e nxehtësisë dhe përmirësimin e aerodinamikës.

Publicitet
protire

Kofano e karbonit është e ndërtuar në mënyrë që çarja e ajrit në të mos të fusë ujë dhe të kursejë rreth 6kg. Bishti i pasëm gjithashtu ka 4 pozicione të gjitha funksionale për të maksimizuar aerodinamikën e gjithë makinës por duke qënë fibër karboni ose fibër xhami ai gjithashtu ndikon edhe në peshën e makinës duke ulur rreth 3.2kg.

Për sa i përket çmimeve, epo, janë disi të larta. Kofano e karbonit shkon diku tek 9,350$ kurse bishti rreth 8,420$ nëse është karbon, dhe 2,520 nëse është fibër xhami. Do i blinit nëse do kishit një Civic Type R?